Shpesh kemi dëgjuar që nëse ushqehemi në orët e vona, e gjithë yndyra e ushqimit do të kthehet ne dhjam dhe për këtë arsye shëndoshemi. Herë të tjera na kanë thënë që nëse hamë pas orës 8 ose 7 nuk do të arrijë ushqimi të tretet dhe për këtë arsye ne nuk bëjmë një gjumë të mirë.
Por si qëndron e vërteta?
Sipas ekspertëve darka në orët e vona nuk këshillohet për shkak të stomakut të rënduar dhe gjumit jo të qetë, por nuk ka të bëjë me depozitimin e yndyrës. Orari i vakteve nuk ka të bëjë me sasinë e yndyrës që kthehet në organizëm. Ndaj e gjithë kjo teori mbetet brenda mitit pa pasur baza shkencore.