Një rreshter në prag pensioni ka ekzekutuar me armë zjarri bashkëshorten, dy djemtë të moshës 10 dhe 12 vjeç, dhe më pas veten në shtëpinë e tyre 600 mijë dollarëshe në New City, në New York.
Watson Morgan, 49-vjeç rreshter i Departamentit të Policisë në Bronxville, u gjet i vdekur nga oficerët nga Departamenti i Policisë në Clarkstown gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre. Oficerët kryen një kontroll rutinë për mirëqenien e Watson në New City pasi ai nuk u paraqit në punë.
“Rreshteri Morgan nuk u paraqit për turnin e mbrëmjes mbrëmë dhe Departamenti ynë i Policisë kontaktoi Departamentin e Policisë Clarkstown në qytetin e tij të lindjes, i cili bëri zbulimin”- tha Policia e Bronxville në një deklaratë për CBS News.
“Rreshteri Morgan iu bashkua Departamentit të Policisë së qytetit të Nju Jorkut në 2000 dhe Departamentit të Policisë Bronxville në 2007. Ai u caktua në divizionin e detektivëve në 2014 dhe u gradua në rreshter në 2016.” News 12 Westchester raportoi se ai ishte një oficer i të rinjve dhe pritej të dilte në pension në mars.
Të katër anëtarët e familjes janë gjetur të vdekur me plagë me armë zjarri. “Në këtë fazë të hetimit besohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri”, tha policia.
Kenyatta Jones-Ariette, mikeshë e familjes Morgan, tha në Facebook : “Zemrat tona janë tepër të rënduara nga ajo që ndodhi sot. Lutemi që shpirtrat e Ornela, Watson, Gabe dhe Liam të prehen në paqe.’
“Ndonjëherë ndodhin gjëra që janë të vështira për t’u kuptuar. Ju pyesni veten nëse kishte ndonjë gjë që mund të kishit bërë për të ndryshuar rezultatin. A ka diçka që mund të kishit thënë për të ndryshuar trajektoren? Ne të gjithë kemi udhëtimet tona individuale edhe pse zëmë këtë hapësirë që e quajmë “tokë” së bashku. Asnjëherë nuk e dini se çfarë po ndodh brenda kokës së dikujt”, tha Jones-Arietta.
Në vendngjarje u sekuestrua një pistoletë dhe policia tha se qytetarët nuk janë në rrezik.
Familja Morgan blenë shtëpinë në New City në 2016 për 577,000 dollarë. Sipas faqes online të Educators of NYC në platformën “X”, Ornela ishte mësuese në një shkollë publike të qytetit të Nju Jorkut. Djemtë ndoqën shkollën në Distriktin Shkollor Qendror të Clarkstown. 10-vjeçari shkoi në shkollën fillore Laurel Plains dhe 12-vjeçari shkoi në shkollën e mesme Felix Festa.