Moderatorja e njohur Arbana Osmani e cila natën e ndërrimit të viteve nuk mundi ta kalonte në shtëpi pranë familjes së saj, por në ambientet e pediatrisë së Tiranës, sot na jep lajmin e mirë në lidhje me të voglin e saj.
Përmes një instastory Arbana ka postuar një foto ku shihet e përqafuar në ambientet e shtëpisë me djalin, Diellin dhe në mbishkrim shprehet: “Jemi të sigurt dhe jemi në shtëpi. Faleminderit për të gjitha fjalët dhe lutjet tuaja të mira. Ju dua të gjithë”.
Pak para ndërrimit të viteve moderatoren nuk e pamë si ishim mësuar më parë duke përgatitur recetat e shijshme të darkës si dhe gjelin e detit, por gjithësesi një urim i saj për të gjithë dhe në veçanti për heronjtë e heshtur siç i quan ajo, mjekët, nuk mundi të mungonte.