Sara dhe Ledioni prezantojnë familjen e plotë dhe ndoshta shumë shpejt do t’i shohim 6…

E ftuar në pjesën e parë të emisionit të “Më lër të flas” ka qenë producentja e mirënjohur Sara Hoxha, e cila në këtë intervistë ekskluzive rrëfeu më shumë rreth jetës së saj personale.

Ajo shfaqi një foto ekskluzive të familjes së saj dhe nuk përjashtoi se ajo mund të zgjerohet në vijim.

Më pas ajo konfirmoi se do të jetë Ledioni në moderimin e BBV: “Po, Ledioni do të moderojë Big Brother”, – tha Sara në ‘Më lër të flas’.

Duke u ndalur edhe një herë te rikthimi i Ledionit në ekran, Sara tha se, në fakt, nuk ishte kërkesë e saj personale: “Rikthimi i Ledionit në televizion, nuk është kërkësë e imja personale. Ai është shkëputur nga televizioni, mund të jem edhe unë arsyeja dhe gjendja ime emocionale. Historia jonë është shitur si histroria e Hirushes që u martua me një nga pronaret e institucionit ku punonte dhe jeta e tij do shkonte vaj. Por një njëri që ka pasur ëndrra e të mëdha, që ka lënë Ersekën për Tiranën dhe ka gjetur Amerikën e tij dhe jetën e tij në Top Channel për 20 vite nuk ka qenë i lehtë ky 10-vjeçar që ne kemi lënë pas. Ledioni është një profesionist, është më i miri në punën që bën, unë e them këtë me modesti. Do të jetë një risi, një ndryshim që nuk do përkrahet lehtë nga publiku në fillim. Ju siguroj që BBV këtë vit do të jetë fenomenal, me banorë të jashtëzakonshëm dhe supriza, super personazhe, kështu që na ndiqni”, – tha Sara mes të tjerave.