Pikëpyetjeve i erdhi fundi! Arbana Osmani dhe Ledion Liço do të jenë bashkëprezantues të edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.
Informacioni është përditësuar vetëm pak orë më parë, duke konfirmuar një herë e mirë moderatorët kaq shumë të komentuar.
Ashtu siç dihet, reality-show do të nisë transmetimin maratonë të shtunën e ardhshme, më 13 janar.