Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku janë shënuar 2 të vrarë.
Mësohet se vëllai ka vrarë vëllain e tij, e më pas është vetëvrarë. Gazetari i Klan News, Besar Bajraktari raporton se viktimat janë Lulëzim Cami 69 vjeç dhe Vehap Cami 63 vjeç nga Bulqiza.
Nga hetimet paraprake të grupit hetimor, rezulton se Vehap Cami qëlloi me pistoletë Lulëzim Camin. Më pas armën e ktheu nga vetja. Për pasojë humbën jetën që të dy. Shkak i krimit dyshohet të jetë bërë konflikti për pronat
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e Lulëzim Camit në zonën e Freskut në rrugën “Xhon Belushi” rreth orës 07:40.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës.