E rëndë, 36-vjeçari nuk u paraqit në punë, e gjejnë të varur në pemë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Bagnoregio në Itali, ku një 36-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i varur në një pemë.

Kërkimi nisi nga punëdhënësi, i cili duke parë që ai nuk ishtë paraqitur në punë është shqetësuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e martë, kur punëdhënësi italian njoftoi autoritetet i shqetësuar.

Pas kërkimeve, 36-vjeçari u gjet i varur në një pemë pranë banesës.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, ka reaguar edhe kryebashkiaku i Bagnoregio-s, Luca Profili.

Reagimi:

“Ka shumë njoftime për një person të gjetur të varur në Bagnoregio. Ai është një shqiptar që kishte ardhur për arsye pune. Ngushëllimet e mia familjes së tij. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, ka shkruar ai.