Politikani serb Nikola Sanduloviç është dhunuar barbarisht pas homazheve në varin e Adem Jasharit, duke kërkuar falje për krimet e bëra nga Serbia.
Avokati i tij, Čedomir Stojković në X ka publikuar videon ku shihet se politikani serb ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa ka zbardhur edhe arsyen se pse e kanë arrestuar dhe helmuar me agjent nervor.
“Kjo është video e përcjelljes së Nikolla Sanduloviqit nga Qendra Emergjente e spitalit të Beogradit në Burgun Qendror, me urdhër të prokurorit publik të Nishit, në momentin kur jeta e Nikollës është në rrezik. Po e heqin se Nikolla vuri lule mbi varret e shqiptarëve! Është një akuzë zyrtare dhe formale ndaj tij.
Më lejoni të përsëris: akuza zyrtare dhe formale është se ai “përhap urrejtje ndaj serbëve duke vendosur lule mbi varret e shqiptarëve dhe duke kërkuar falje nga shqiptarët për krimet e bëra”. Ai përfundoi në spital në këtë gjendje të rëndë, sepse pjesëtarët e sigurimit serb e kishin rrahur dy ditë më parë për të njëjtën arsye: sepse vendosi lule mbi varret e shqiptarëve në Kosovë”, shkruan ai./M.K-dritare.net