Jeta e Çimes, siç shprehet edhe ajo vetë në “Aldo Morning Show” në Tv Klan ka qenë një kalvar i vërtetë. Telefonuesja rrëfen në program se në moshën 14-vjeçare ndërroi jetë dhe u rrit nga gjyshja. Më pas qëndroi në shtëpinë e motrës së madhe derisa u njoh me një djalë.
Me këtë njeri ajo solli në jetë 5 fëmijë, por në moshën 25-vjeçare martesa mori fund për shkak të një tradhtie. Çimja thotë se gabimi i saj më i madh është që u martua për herë të dytë.
Çime: Fëmijëria ime ka qenë një fëmijëri shumë e kulturuar, shumë e mirë nga të gjitha drejtimet.
Aldo: Bravo!
Çime: Pastaj u rrita. Në moshën 14 vjeç më vdiq mamaja. Babai u martua dhe njerka nuk na donte. Na dëboi nga shtëpia.
Aldo: Jo!
Çime: Edhe shkuam te gjyshja, na rriti gjyshja. Pastaj motra e madhe u martua dhe na mori te shtëpia e vet, me gjithë burrin.
Aldo: Bravo burri, po.
Çime: 5 kalamajtë.
Aldo: U të keqen!
Çime: Na rriti ai, pastaj u rrita, u takova me një shoqe. Ajo shoqja më mori te shtëpia e vet. Aty u martova me vëllain e asaj shoqes time.
Aldo: Qyqa!
Çime: Në të njëjtën kohë, ai iku ushtar.
Aldo: Obobo!
Çime: Edhe më la te shtëpia me të ëmën, me të atin dhe me motrat, me vëllezërit.
Aldo: Ishe pak shtatzënë besoj?
Çime: Ndërkohë vjen nga ushtria me leje, ngel shtatzënë me djalin e madh. Linda djalin në ’73-shin, linda dhe një gocë po aty dhe ika, mora shtëpi, më dha shteti shtëpi.
Aldo: Bravo shteti, po.
Çime: Bëra dhe 3 fëmijë të tjerë.
Aldo: Po, te shtëpia e shtetit, po.
Çime: Ndërkohë në moshën 25-vjeçare burri im dashurohet me një tjetër dhe ikën nga shtëpia. Më lë mua me 5 kalamajtë aty.
Aldo: Qyqa, ça të paska bërë, ëhë.
Çime: Pastaj Aldo, ndenja 5 vjet pa u martuar.
Aldo: Ti qofsh!
Çime: Gabimi më i madh që kam bërë në jetën time, u martova prapë në moshën 30 vjeç. Mora një burrë me 4 fëmijë, m’i solli te shtëpia.
Aldo: Edhe 5 kishe ti, bëjnë 9, po.
Çime: I rrita ato fëmijët, më dha shteti zgjerim, 5 dhoma.
Aldo: Të ka dhënë stallë, normal, po.
Çimja shton se ajo dhe bashkëshorti kanë punuar vite me radhë në Metalurgjikun e Elbasanit. Më vonë, ata u zhvendosën në periferi ku kanë ndërtuar disa bujtina dhe bëjnë një jetë të qetë.
Çime: Jam mërzitur se s’mora patentë dhe jam në pyll unë, burri…
Aldo: Dhe ariu.
Çime: Pallë ariu o Aldo, po unë jam aq e fuqishme sa bëj gatim, laj, shpëlaj, punoj tokën, mbjell. Unë i bëj të gjitha vetë këto./tvklan.al