Khattab dyshohet se është martuar me një grua të re të besimit islam dhe për këtë arsye është larguar nga rrjetet sociale
Para 1 ore
Reperi Fero, i cili tashmë njihet me emrin e tij të ri Khattab, tash e sa kohë ka bërë ndryshime drastike në jetën e tij private, duke e lënë edhe pasionin e tij të dikurshëm muzikën.
Besimi i tij ka bërë që ai të merr një kthesë të madhe në jetën e tij.
Fero së fundmi është larguar edhe nga rrjetet sociale përfundimisht, gjersa burime të brendshme të Gazetës Insajderi kanë mësuar që arsyeja është martesa e tij me një grua të re, e cila po ashtu si Khattab i takon besimit islam.
Kjo sipas medumit madje është arsyeja përse ai është larguar 100 për qind nga rrjetet sociale.
Ai ka qenë më parë i martuar me bukuroshen Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë. /Telegrafi/