Sot do të nisen 45 aeroplanë nga Kosova. Ndërkaq, vetëm në tri ditët e para të janarit, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës kanë udhëtuar mbi 31 mijë pasagjerë apo rreth 11 mijë më shumë se në tri ditët e janarit të vitit të kaluar.
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara, tha për RTK-në se në tri ditët e para të janarit kanë udhëtuar mbi 31 mijë udhëtarë dhe janë realizuar 212 fluturime.
Ajo tha se ende është herët ta dinë nëse rritja e numrit të udhëtarëve ka të bëjë me liberalizimin meqë sipas saj, kjo periudhë ishte edhe kohë festash dhe shumë mërgimtarë qëndruan në Kosovë.
Tutje, Gara tha se një pasqyrë më të qartë mund ta kenë brenda tre muajsh.