Ndryshim drastik i motit – shi gjatë ditës borë dhe ngrica natën

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, në zonat malore dhe vendet më të larta në pjesët veriore me borë.

Do të fryjë erë mesatare dhe herë pas here më e fuqishme nga veriu, përgjatë Vardarit. Në orët e mbrëmjes, sidomos në pjesët veriore dhe lindore, reshjet do të kalojnë në borë, ndërsa herë pas here edhe në zonat më të ulëta.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 5 deri në 11 gradë Celsius.

Në Shkup mot me vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu. Në fund të ditës dhe gjatë natës në pjesë të luginës reshjet do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 8 gradë.