Moderatoja e njohur Dojna Mema feston këtë të hënë ditën e saj të lindjes. Ajo ka zgjedhur që këtë vit ta festojë në Romë së bashku me partnerin e saj dhe djalin.
Në këtë ditë të shënuar, moderatorja ka publikuar disa fotografi shumë të bukura dhe gjithashtu edhe një video teksa ndodhet në Fontana di Trevi, ku shihet teksa fik qiririn e ditëlindjes.
Përkrah postimit Dojna ka shkruar se ky është viti i parë në të cilin ajo nuk ka kërkuar asgjë, thjesht ka falënderuar Zotin për bekimet që i ka dhënë në jetë.
“Ky ishte viti i parë kur nuk kërkova asgjë, por thjesht falënderova Zotin për bekimet që më ka dhënë në jetë ???????? Mbani shpirtin plot #8janar #birthday”, ka shkruar ajo.