Këtë vit “Big Brother VIP 3” do moderohet nga Ledion Liço. Një sfidë jo aq e re për të pasi ka qenë i vetmi që ka marrë rolin e prezantuesit të këtij formati përveç Arbana Osmanit. Kujtojmë se Ledioni ka moderuar “Big Brother Albania 8”, vite më parë kur Arbana bëri një pauzë gjatë shtatzënisë.
Tani ai do vijë sërish në këtë rol. Teksa teleshikuesit janë kuriozë se si do i rrijë ky “kostum” Ledionit pas kaq vitesh, Arbana Osmani thotë se do jetë i shkëlqyer.
Në një replikë me ndjekësit në Instagram ajo shkruan se “Ledioni është shumë i mirë dhe do prezantojë shkëlqyer!”.
Por, jo vetëm kaq. Arbana po ashtu ka zbuluar se do jetë shumë shpejt në ekran ndonëse jo në BBV. “Nuk iki nga ekrani unë kaq kollaj jo! Do shihemi shpejt!”- shkruan ajo pa zbuluar se me cilin program.