Nuk do të moderojë BBVA, Arbana Osmani thyen më në fund heshtjen

U fol dhe u stërfol gjatë për moderimin e Big Brother Vip Albania këtë vit nëse do të ishte Ledion Liço apo Arbana Osmani, por fakti që po përmendej aq shumë emri i tij, sigurisht që në këtë situatë kishte diçka që do të ndryshonte.

Por, së fundmi edhe pse e konfirmuar se Liço do të moderonte këtë format të ndjekur, Arbana Osmani ka vendosur të thyej heshtjen me një tjetër deklaratë. Mes një lumi komentesh në një nga postimet e fundit në instagramin e saj, ku dihet që në fokus janë gatimet e shijshme, Arbana i është përgjigjur komentit të një ndjekëseje e cila shkruan: “Aha, e le televizionin tani ti, po merresh me kuzhinën…mmmmm… njerëzit të donin më pranë në ekranë e jo në tavolinë”.
Ndërkohë Arbana i është përgjigjur se: “Nuk iki nga ekrani unë kaq kollaj jo. Do shihemi shpejt”.

Mirëpo kujtojmë se një tjetër lajm është duke qarkulluar në faqet mediatike se një bashkëpunim televiziv mes dy moderatoreve Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani do të vijë shumë shpejtë, por nëse kjo e fundit e ka pasur fjalën për këtë, mbetet të shohim në vazhdim.