Një “vendim” i çuditshëm që përfshin pasurine prej 25 milion euro të 31-vjeçare Marlene Engelhorn dhe të 50 vullnetarëve ka hyrë në fazën e fundit në Austri.
Gjithçka nisi me iniciativën e 31-vjeçares, e cila është trashëgimtare e themeluesit të kompanisë farmaceutike gjermane BASF, Traudl Engelhorn-Vecchiato, pasuria e së cilës kur ai u nda nga jeta në shtator 2022 vlerësohej në 3.8 miliardë euro.
Marlene kishte njoftuar vendimin e saj për të dhuruar 90% të trashëgimisë së saj dhe tani e vuri në veprim planin pasi letrat përkatëse iu dërguan të mërkurën 10,000 austriakëve të zgjedhur rastësisht nga të cilët do të zgjidhen 50 personat – dhe 15 zëvendësit e tyre. Ata do të ndajnë 25 milionët e dhuruara nga 31-vjeçarja.
Trashëgimtarja e pasur austriake do të shpërndajë 25 milionë euro pasuri për qytetarët
“Unë kam trashëguar një pasuri dhe për rrjedhojë pushtetin, pa bërë asgjë për këtë dhe shteti as nuk e takson”, kishte thënë Engelhorn për të shpjeguar vendimin e saj të rrallë për një milioner, pasi taksa e trashëgimisë u hoq në Austri në 2008.
“Meqenëse politikanët nuk po bëjnë punën e tyre për të rishpërndarë pasurinë, atëherë unë do të duhet ta bëj vetë për pronën time. Shumë njerëz luftojnë për të përballuar jetesën me një punë me kohë të plotë, duke paguar taksë për çdo euro që fitojnë prej saj. Këtë e konsideroj një dështim të politikanëve dhe nëse kjo ndodh atëherë qytetarët duhet t’i marrin gjërat në dorën e tyre”, tha 31-vjeçarja austriake.
Siç shpjegoi drejtori i Institutit Foresight, i cili mbështet iniciativën e Engelhorn, 50 të zgjedhurit “do të vijnë nga çdo grupmoshë dhe çdo grup shoqëror. Ajo që do t’u kërkohet të bëjnë është të kontribuojnë me ide për të zhvilluar iniciativa në interes të të gjithë shoqërisë.”
Si do të funksionojë grupi prej 50 vetash që marrin pjesë në nismën e milioneres 31-vjeçare
(Këshilli i Mirë për Rishpërndarjen) mund të regjistrohen në të ose online ose nëpërmjet celularit të tyre. Për 50 të fundit që do të zgjidhen – mbi 16 vjeç – sigurohet mbulimi i shpenzimeve të tyre për çdo udhëtim dhe kompensimi prej 1200 euro për çdo fundjavë në të cilën do të marrin pjesë në këtë përpjekje. Sipas milioneres 31-vjeçare “diskutimet do të jenë një shërbim për demokracinë. Nuk do të kem të drejtën e vetos. Unë i vendos pasuritë dhe besimin tim absolut në dispozicion të këtyre 50 njerëzve”.
Plani parashikon që nëse 50 të zgjedhurit nuk marrin një vendim me një shumicë të madhe se çfarë të bëjnë me paratë, atëherë 25 milionë euro do t’i kthehen Engelhorn.
Në vitin 2021, trashëgimtarja austriake kishte deklaruar se kishte ndërmend të shpërndante të paktën 90% të pasurisë së saj, sepse nuk kishte bërë asgjë për ta fituar atë dhe thjesht kishte fituar një “llotari të lindur”.