Një dasmë në Itali nuk ka shkuar siç duhet dhe ashtu si ishte planifikuar për shkak të shembjes së tavanit të ambientit ku po zhvillohej dasma. Shembja ndodhi në sallën në katin e parë të ish-manastirit Giaccherino të shekullit të 15-të, i cili përdorej si restorant prej vitesh.
Disa të ftuar tashmë ishin larguar nga festa, por rreth 60 persona kryesisht të rinj qëndruan për te kërcyer me shumë kur ra tavani. Mes 30 të plagosurve mësohet se janë edhe nusja me dhëndrin. Ndërkohë mediat raportojnë se 5 të plagosur ndodhen në gjendje të rëndë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e shpëtimit me disa autoambulanca, zjarrfikëse nga komanda provinciale e Pistoias.