Gazetari Drini Zeqo ka lënë sot shtëpinë e Big Brother duke lënë kështu ende pa nisur mirë lojën e tij brenda spektaklit.
Lajmi iu dha banorëve pak më parë nga Vellai i Madh ndërsa arsyeja thuhet se është një urgjencë familjare. Drini nuk ka patur kohë as të përshëndetej me banorët.
“Ai është shumë mirënjohës për kohën që ka kaluar me të gjithë ju dhe ju uron sukses në rrugëtimin tuaj në vazhdim”, thuhej në njoftim.
Drini thyen kështu rekordin si banori që ka qëndruar më pak brenda shtëpisë, duke ndenjur vetëm 4 ditë. Vitin e kaluar Zhaklina Gjolla u ndie e rënduar psikologjikisht dhe doli vetëm 10 ditë pas fillimit të spektaklit.
Drini Zeqo ka lindur në Tiranë, në 15 qershor 1982 (41 vjeç), në Tiranë.
Që prej vitit 2002, Drini shfaqet çdo ditë në ekran. Fillimet lidhen me “Top Select” në TCH. Pas “Top Select”, filloi punë si spiker lajmesh (Top Channel, TV Klan, ABC Neës). Ka prezantuar spektakle, si; “Dancing ëith the stars”, “Tu si que vales” në Vizion Plus. Ka një përvojë si gazetar në “Opinion”, me Blendi Fevziun, për disa vite.
“Dua të ngjis tek publiku dhe pse jo të fitoj. Të dy ndajmë një emocion televiziv, sepse të dy jemi persona ekrani, ajo që doja të nënvizoja është se unë kam, dyfish emocione, sepse rikthehem sërish në TCH”, tha Drini të shtunën, teksa hynte në shtëpi i pari ndër banorët.