Ismet Munishi e ka arsyetuar hyrjen në Big Brother të Kloadian Duros, ish-trajnerit të Ferronikelit dhe ish-futbollistit të kombëtares shqiptare.
Klodian Duro u bë mbrëmë pjesë e shtëpisë së Bog Brother VIP Albania.
“BBVA dhe BBVK osht për njerëz”, tha Munishi në një reagim në Facebook.
Ai tha se formati është i popullarizuar te shqiptarët për shkak se u interesojnë punët e juaja.
“Ky format oshtë i popullarizum te ne Shipet sepse na interesojn punet e huaja dhe me shpijunu me ngu te dera e me pa për bire të qelsit ate tjetrin dhe mi ngu kojshin qka po flasin flaka na del”, tha Munishi.
Megjithatë, Munishi apeloi të mos paragjykohet ish-futbollisti dhe kolegu i tij trajner.
“Masi jemi të tillë mos e paragjykoni kolegun tim Duron e as asni banor që merr guximin me e tregu privatesinë e vet qe ju me shiku e me komentu e kush don edhe mu knaq”, u shpreh Munishi.