Reshjet e dëborës dhe ngricat përfshijnë Skocinë dhe Irlandën e Veriut

Vala e re e të ftohtit, me reshje bore dhe ngrica në Britaninë e Madhe ka prekur veçanërisht këtë javë në qarqet e Anglisë veriore, në Skoci, por edhe në Irlandën e Veriut.

Meteorologët britanike kanë lëshuar njoftime të ndryshme paralajmëruese për nesër kur priten temperatura deri në 10 gradë nën zero në veri të vendit. Ndërkohë, bora dhe akulli po krijojnë probleme në qarkullimin rrugor dhe transportin në përgjithësi.

Për më tepër, mbi njëqind shkolla fillore ose të mesme mbetën të mbyllura sot në Skoci, duke përfshirë të gjitha ato në ishujt Shetland; ndërsa në Merseyside, zona metropolitane e Liverpool-it, nxënësit nga nja dhjetëra shkolla u detyruan të qëndronin në shtëpi.