Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Australi, ku një grua është mbytur në një plazh, në veri të Sidneit, Australi. Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje rreth orës 13:00, të mërkurën pasi një person u gjet pa ndjenja në ujë.
Gruaja, që besohet të jetë 32 vjeçe, mori ndihmën e parë, por vdiq në vendngjarje. Sipas Manly Observer, ajo besohej se ishte e porsamartuar dhe ishte për pushimet e muajit të mjaltit.
Gjithashtu, sipas burimeve në mesin e personave që e kanë nxjerrë gruan nga uji ka qenë edhe bashkëshorti i saj.
/abcnews.al