Bled Mane për shkak të gjendjes shëndetësore nuk do të jetë i pranishëm si opinionist në spektaklin e Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale Bledi ka treguar vetë lajmin.
Bledi bëri të ditur se i është nënshtruar një intervenimi ditën e sotme dhe për këtë arsye nuk do të mund të jetë sonte prezent në natën ‘Prime’.
Ende nuk dihet kush do ta zëvëndësojë Bledin. Dinamikat e lojës janë të ashpra kjo për shkak se finalja po afron.