Ora e duhur biologjike për t’u bërë nënë është në moshën 20-30 vjeçare. Megjithatë, çiftet që e kanë kaluar këtë moshë dhe sërish duan të bëhen prindër, duhet të kryejnë një sërë ekzaminimesh mjekësore për të sjellë në jetë një fëmijë.
Nëse bëhet fjalë për një çift në moshat 42 dhe 43 vjeç, siç u soll shembulli në “Aldo Morning Show”, gjinekologia Mimoza Keta shpjegon se ka një mori analizash që kryhen përpara ngjizjes së fëmijës.
Mimoza Keta: Duhet të bëjnë njëherë këshillimin para koncepsional, para se të konceptojnë një bebe që janë një sërë ekzaminimesh dhe analizash të cilat vlerësojnë shëndetin riprodhues, të nënës dhe të bebit.
Aldo: Duhet leku, duhet leku! Iku, e bëmë këtë ne. E dyta?
Mimoza Keta: Gjithmonë në ditën e 13-14 të ciklit menstrual duke numëruar nga dita e parë e ardhjes së menstruacioneve bëhet një ekzaminim ekografik ku vlerësohet madhësia e vezës, sa e ka vezën, sa s’e ka.
Aldo: E pamë dhe këtë.
Mimoza Keta: Krahas nënës, bëhet edhe një ekzaminim i mashkullit për të parë numrin e spermatozoidëve. Në qoftë se këto janë të gjitha okej dhe analizat e tjera që janë parë në këshillim para koncepsional dalin të gjitha okej, atëherë mundësia për të provuar një shtatzëni me rrugë natyrale do të shkojë deri n 6 muaj.
Aldo: Në këtë moment, mjeku e jep dot përqindjen, pra duke parë analizat e të dy anëve, ti e jep dot përqindjen, keni kaq shanse?
Mimoza Keta: Po, shanset shkojnë deri në 20% për të ngelur shtatzënë gjithmonë brenda një viti por në qoftë se realizohen marrëdhënie brenda një viti.
Aldo: Do realizohen marrëdhënie se ç’do bëjnë një vit?
Mimoza Keta: Me ndimën patjetër, të mjekut.
Aldo: Që do të thotë ndonjë pilulë ndonjë gjë?
Mimoza Keta: Patjetër, me ndihmën e tabletave që ndihmojnë fertilizimin. Në qoftë se brenda kësaj periudhe 1-vjeçare nuk realizohet, atëherë duhet t’i drejtohemi fertilizimit in vitro ose bebes në pruvetë.