“Servile, bojaxhesh”/ Banorët “e kryqëzuan”, Ilnisa: Më mirë të bëj p*llë ariu, më keni çarë…

Edhe pse kanë kaluar vetëm 5 ditë që nga nisja e spektaklit, shtëpia e Big Brother VIP3 gumzhinë nga situatat, sidomos pas largimit të Drinit nga formati dhe përzgjedhjes së Ilnisës si lidere.

Pjesa më e madhe e banorëve kanë shprehur pakënaqësi, për të mos thënë “kryqëzuar” gazetaren, duke e konsideruar atë negative dhe bojaxhesh që bën lustra për mënyrën se si sillet apo i urdhëron nëpër shtëpi. E irrituar me sjelljen e tyre dhe mungesën e dëshirës për të bashkëpunuar, Ilnisa është shprehur se nuk do më kurrë të bëhet lidere.

Ngacmimeve dhe sygjerimeve të Rozës që të bënte içik shoë gjatë kohës si lidere, gazetarja u është përgjigjur me një “jo”. “Merrni bëni çfarë të doni sepse do bëjë një super pallë ariu sepse më keni çarë kokën që të gjithë”- tha ndër të tjera Ilnisa.

Ilnisa: Nuk dua më. Moj nuk dua më të bëhem lider. Përderisa ju nuk kuptoni se çfarë funksioni kam unë, nuk më intereson fare, futem dhe laj enët aty. Biles i lajë edhe me dorë.
Roza: Bëj içk show më qafsh mua, më qafsh mua. Sepse unë mund të iki do ta lë stafetën ty të bësh shoë.
Ilnisa: Po hë pra tani…

Roza: Ejj, Fationi ta tha atë gjënë. Nesër ti hidhi içik vaj te parketi dhe thuaj “Fation ke për detyrë të pastrosh guzhinën dhe të lash tapetin”.
Ilnisa: Jo, jo. Jo nga këto. E di unë se çfarë mund të bëjë me atë. Po si mund t’i thotë liderit që me Meritonin jeni dy bojaxhinj.
Roza: Nëse nuk e bën, do e dënosh.
Ilnisa: Jo, jo.

Roza: O forcaaa, je lideri. Dënoi.
Ilnisa: Jo pra jo, unë luaj ndryshe. Merrni bëni çfarë të doni sepse do bëjë një super pallë ariu sepse më keni çarë kokën që të gjithë.