Mediat shkruajnë se Ardit Gjebrea mësohet se do të lidhë krushqi me Sabianin. Duket se Joni, djali i Arditit ka rënë në dashuri me Keisi Medinin, vajzën e Sabianit.
Portali “Pamfleti” shkruan se lidhja është intensifikuar dhe çifti i ka bërë gjërat familjare, ku mesa duket po mendon për një martesë.
Keisi, më shumë se këngëtare, u bë e njohur si banore e Big Brother Vip 2, ku nisi të flirtojë me Krist Alia Dragot, por pasioni u ndërpre nga hyrja në shtëpi e Sabianit.
Veprim që indinjoi edhe Robert Aliajn, babain e Kristit.
Më pas në shtëpi hyri Lorenc Hasrama, me të cilin Keisi kishte patur një lidhje dashurie dhe kjo bëri që bukuroshja të ndahej ende pa u lidhur nga Kristi.
Përsa i përket Jon Gjebreas, edhe ky ka pasur disa lidhje që mund të konsiderohen serioze, por pa fund të lumtur. Një ndër to ishte marrëdhënia me vajzën e një biznesmeni shqiptar. Lidhje kjo e cila përfundoi. Joni ka pak kohë që është kthyer nga Amerika, ku jetonte.
Pritet që shumë shpejt çifti i ri të zyrtarizojë lidhjen në fejesë dhe Sabiani të lidhë krushqi me Ardit Gjebrean.