Ndërtesa “e veshur” e gjitha me akull, pamje të pazakonta vijnë nga Miçigani

I ftohti që ka përfshirë SHBA-në, ka krijuar dhe disa pamje mjaft të pazakonta dhe të veçanta nën “petkun e akullit”.

“E veshur” e gjitha me akull, ndërtesa që shikoni në foto është fotografuar afër liqenit të Miçiganit, në qytetin Grand Haven.

Stuhitë e mëdha të dimrit kanë sjellë ulje shumë të mëdha të temperaturave në disa pjesë të SHBA-së gjatë javës së kaluar.

Mediat e huaja raportojnë se rreth 90 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e motit ekstrem në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./tvklan.al