“O zemra ulu këtej”- Roza Lati kopjoi Luizin, Romeo i kthehet keq: Iu kujtua ‘Big Brother VIP 2’, se e kritikuam ne dhe u ngrit në këmbë! Rri aty tani

Një situatë që kishte si protagonisten kryesore moderatoren Roza Lati, ka ndodhur në prime-n e djeshëm (20 janar) të ‘Big Brother VIP Albania 3’.

Teksa u gjend në kritikat e ashpra të banorëve të tjerë për sjellen e saj, Roza u ngrit në këmbë para banorëve të tjerë, duke kopjuar kështu fituesin e ‘Big Brother VIP 2’ Luiz Ejlli, i cili pasi u votua masivisht nga publiku, doli para konkurrentëve të tjerë duke i parë në sy.

Por duket se ky veprim i moderatores nuk është pritur mirë nga Romeo Veshaj, i cili përmendi rastin e Luizit në “BBVIP 2”.

“ O shpirti hajde ulu këtej. E di pse doli? Ja ta them unë fiks. Se i kujtohet Big-u vjet, doli në këmbë kjo se e kritikuam ne. Hajde zemra rri aty tani” tha Romeo.