Meri dhe Elvisi e kanë nisur ditën e sotme me shumë energji. Teksa Elvisi po bënte dush, Meri ka shkuar pranë tij.
E ndërsa në sfond kishte muzikë, ata të dy kanë nisur që të kërcejnë. Ndërkohë në një moment Meri është afruar afër tij dhe duke qeshur i thotë: “Shih sa i bukur që je”.
Kujtojmë se Meri është këtë javë në nominim. Ky vendim u mor nga Vëllai i Madh pas debatit të ashpër që pati pak ditë më parë me Roza Latin.
Meri e ofendoi dhe nisi duke e kërcënuar. Madje Roza e akuzoi atë se e kishte goditur me shpullë në fytyrë. E si pasojë astrologia shkoi menjëherë në nominim.