Konkurrentja e Big Brother Vip, Egla Ceno ditën e sotme ka bërë një deklaratë për sa i përket debatit të saj me Julin.
Egla ka biseduar me Albi Nakon duke i thënë se të martën do komunikoj diçka të rëndësishme në lidhje me Julin, duke shprehur se mund të mos llogaritet si lojtar.
“Ai hesht, ai ka paturpësinë që të mos të flas, ai nuk përballet dot. Unë i fola dhe më tha do të bëj të qeshësh prap. Unë nuk po e ngacmoj, praktikisht unë po e konsideroj si lojtar dhe banor të kësaj shtëpie.
Të martën unë do komunikoj çfarë kam ndërmend të komunikoj dhe ai njeri nuk llogaritet as si lojtar, si lojtar jo e jo po as si njeri më sepse ai ka ofenduar një gjë shumë të rëndësishme ne mua që është femra. Mua të më thuash që do heq brekët që të kënaqesh, unë kam vëllezër, kam personalitetin tim kam moshën time unë nuk jam një copë leckë.
Ai është burrë ka një familje, mua nuk më thotë dot do të bej të qeshësh prap, apo të qash prap dhe ai e ka fituar Big Brotherin e vet, më bëri mua për të qarë. Kaq”, shprehet Egla.