Efi Dhedhes së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Mos i bjer me top”, ku ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj private.
Ish-banorja e “Big Brother VIP” tregoi se i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin e saj misterioz për të cilin fliste gjatë qëndrimit në këtë shtëpi, identitetin e të cilit e ka mbajtur të fshehtë.
“Më vjen keq që do të të ndërpres sepse të gjitha këto pyetjet bien poshtë sepse unë nuk jam me asnjë njeri në këto momente të jetës sime”– u shpreh ajo.
Moderatori Ronaldo Sharka nuk la pa përmendur as lajmet se Efi është në pritje të ëmbël, ndërsa e pyeti atë nëse është shtatzënë.
“Ky është një test shtatzënie, unë e mora të ta dhuroja e të na japësh përgjigje nëse je vërtetë shtatzënë apo jo, se shumë u përfol. Por tani që ti je ndarë nga i dashuri…” e pyeti ai, teksa ish-banorja duke qeshu tha: “Po unë shtatzënë mund të jem. Nuk jam. Flije mendjen. Kur të jem do ta them vetë unë. Ka gjë më të bukur se të jesh shtatzënë. Më fal që ju zhgënjeva”.