“Shqiptaret nuk dinë të bëjnë s*ks”/ Habit gjinekologu: Mashkulli është ‘dirigjenti’ në shtrat, ai duhet ta gjejë arsyen pse “violina e vogël” nuk punon

Gjinekologu i njohur Shkëlqim Balili ka bërë një deklaratë të fortë, ku tha se në Shqipëri nuk dinë të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Sipas tij, seksi është një nevojë biologjike, është një nevojë e mirëqenies, e mbijetesës dhe e jetëgjatësisë .

I ftuar në TV Klan, gjinekologu theksoi se seksi është një proces i rëndësishëm biologjik, dhe se mashkulli duhet të jetë ‘dirigjenti’ dhe ai duhet të gjejë edhe arsyen përse “violina e vogël” nuk punon.

Deklarata:

Shkëlqim Balili: Dua t’ju them që marrëdhënia seksuale ose seksi, është biologji, është natyrë, është jetë. Seksi, meqë është një nevojë biologjike, është një nevojë e mirëqenies, e mbijetesës dhe e jetëgjatësisë. Po ta marrim në kuptimin mjekësor, seksi ka mbi 20 të mira fondamentale, thelbësore. Seksi duhet kuptuar si një biologji dhe jo si një seks mekanik. Dhe çifti, që të arrijë në një marrëdhënie seksuale, nuk mund të arrijë menjëherë, me një pamje ose me një shikim, me një formë trupi, me një shikim në rrugë. Seksi kërkon patjetër një afrimitet, kërkon një miqësi, kërkon një dashuri, kërkon intimitet. Intimiteti është baza që ruan lidhjen, që ruan lumturin, që ruan komoditetin, që ruan gjithçka. Seksi bashkon një evropian me një afrikan, bashkon dy njerëz që nuk njeh fare dhe që i lidh njohja, i lidh afrimiteti, i lidh dashuria. Për shembull, unë di të them që në Shqipëri seksin nuk dinë ta bëjnë.

Katerina Trungu: Por pse mendon kështu doktor?

Shkëlqim Balili: E para, epiqendrën e drejtimit të seksit e ka burri. Burri është ai që vendos. Unë e kam thënë edhe në një bisedë tjetër, burri duhet të jetë dirigjenti i aktit seksual, madje të gjejë edhe violinën e vogël përse nuk punon. Dhe e dyta është kjo: seksi ka faza. Meshkujt janë sprint, femrat janë maratonë. Burrat janë sprint, madje janë kërkues, shpeshherë janë të paaftë. Seksi kërkon kohë, biologjikisht, femrës i kërkon kohë.