Çfarë i ndodhi Ledjonës që kërkon të largohet nga Big Brother?!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj gjatë një bisede me Eglën dhe Ervinin, ka deklaruar se dëshiron që të dalë nga Big Brother Vip 3, duke theksuar se nuk ka asnjë lloj interesi më për të luajtur.

Ndër të tjera, gazetarja është shprehur se nuk i pëlqen loja e këtij formati, pasi nuk ka hapësirën për të qenë vetvetja.

Pjesë nga biseda:

Ledjona: Më kuptoni, ju kam xhan dhe ju dua për atë që jeni dhe nuk kam asnjë lloj interes loje. Thjesht nuk më pëlqen kjo gjëja këtu, kaq. Nuk jam unë kjo siç jam.

Egla: Do të dalësh, po shaj ndonjë gjë edhe del.

Ledjona: Jo dua të dal ashtu siç jam.

Ervini: Ku do të dalësh ti tani a më the mua që rri këtu? Si do dalësh, ne a e lamë kështu?

Egla: Aman se i ka naze.