Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çeki, ku si pasojë e përplasjes së një treni pasagjerësh dhe një kamioni, një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur.
Përplasja ka ndodhur në afërsi të fshatit Dolni Lutini, në afërsi të qytetit Karvina, në veri-lindje të Republikës Çeke.
“Të mërkurën, treni IC 546 u përplas me një kamion. Kolegu ynë, shoferi i trenit humbi jetën”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Sipas informacioneve, në tren ndodheshin gjithsej 60 pasagjerë, nga të cilët 20 mbetën të plagosur.