Banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Edona James, ka pasur së fundmi përplasje të njëpasnjëshme me Blerandon.
Ajo e ka akuzuar vazhdimisht se po qëndron pa mikrofon dhe se me këtë rast po e gënjen edhe publikun.
“O djalë mos u merr me mua, se s’kam nerva për ty, kqyri sytë si i ke, i tut ‘gjinën’, goja jote e fëlliqur më pengon”, u shpreh transgjinorja nga Suhareka.
Këngëtari i njohur në anën tjetër ia ktheu: “Edhe sytë e mi po të pengojnë a?”.
“Mos u merr me mua. Ti respekt nuk ke për veten. Ti nuk e ke merituar me qenë këtu. Edhe mos fol me mua, nuk kam interes. Para syve të mi mos dil. Shikoj punët e tua”, tha ajo.
“Edonë mos u bëj nervoz. Merre veten me të mirë. Nuk po di ku po ta zë rrugën”, ia ktheu Blerando.
Të njëjti shpesh kanë qenë në vëmendje për debatet që kanë krijuar brenda. /Telegrafi/