Aktivistja Zhaklin Lekatari, e ftuar në “Top Story”, për rastin e abuzimit seksual të një mjeku me një të mitur, ngriti tonet duke përmendur faktin që askush nuk reagoi për këtë ngjarje.
Lekatari iu drejtua kryesisht psikologëve dhe mësuesve në shkolla, mjekëve në spitalin ku punonte Dervish Hasa dhe dy grave të tjera të tij.
“Kjo vajzë shkonte në shkollë, dhe askush nuk e dinte, nuk dyshohej nga psikologët që kush ishte ky person. Prindërit që tentonin ta nxirrnin nga ky rrjet. Të gjithë këta persona që kanë bërë betimin e Hipokratit nuk kanë pasur në dijeni? Dy gratë e mjekut nuk reaguan dhe lejuan përdhunimin e një 14 vjeçareje”, tha Lekatari.
Gazetarja Dorjana Bezat, reagoi duke thënë se të dyja ato zonja i përkasin po ashtu besim fetar, por kanë patur frikë të flasin.
“E kanë ditur po kanë pasur frikë. Janë dy zonja që kanë pasur dijeni, dhe janë viktima të vetë sjelljes së atij personazhi”, tha Bezat.
Lekatari përmendi si problematikë hapësirën mediatike që i janë dhënë disa personave në media dhe përcaktimi me ligj i moshës së një të mituri.
“Një pjesë e shoqërisë nuk e ka moralin tek feja, e kanë të trashëguar për shembull. Ne kemi ligjet tona për të rregulluar shoqërinë dhe një tjetër problematikë është media që i kanë dhënë vëmendjen personave të pa duhur. Një gjë tjetër është ngërçi që ka në ligj. Kushtetuta thotë që një i mitur është nën 19 vjeç, kodi penal thotë 18 dhe neni pedofil thekson 14 vjeç”, tha aktivistja.
Top Channel