Këtë mesditë, një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një fëmijë vetëm 4-vjeç, humbi jetën pasi u përplasën 2 automjete.
Policia njofton se aksidenti u shënua sot (25 janar 2024) rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”.
30-vjeҫari Dorjo Duka shkoi në Itali për të festuar, por vdiq në aksident, shoferi italian nën efektin e drogës
Aksidenti i rëndë në Shkup, humbën jetën 16 persona, të akuzuarit dënohen me 39 vite burg
Automjeti me drejtuese shtetasen K. B., 22-vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 38-vjeç.
Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa shtetasit e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve, informoi policia e Shkodrës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.