Pas shumë kohësh Robert Berisha ka hapur zemrën për marrëdhënien me Nora Istrefi.
Ata kanë qenë një prej çifteve më të pëlqyera, por lidhja e tyre përfundoi para disa kohësh.
Pas ndarjes, Roberti ka ndarë një mesazh reflektimi.
Roverti tha se ka raporte shumë të mira me këngëtaren dhe se do ta ketë mike gjithë jetën.
‘Është mjaft delikate dhe këto gjërat duhen menduar para divorcit. Ne jemi ndarë në mënyrë shumë të qetë edhe po mos të kishte qenë vajza fare ato 14-15 vite nuk harrohen. Më duket se jemi i vetmi popull ne shqiptarët që pas divorcit jo vetëm që nuk flasin burri dhe gruaja por as komshiu me komshiun. Bëhet shumë e madhe, një inat pa lidhje. Raportet janë shumë të mira dhe ashtu do të jenë. Edhe po mos të kishte qenë Renee, ajo do të jetë një mike dhe një shoqe e imja gjithë jetën.’- u shpreh Roberti.