Elegante, plot stil, e kuruar gjithmonë deri në detaje! Epo po, e kemi fjalën sërish për Grida Dumën.
Ish- politikania, e tashmë figurë televizive, me një karakter e dukje gjithmonë të hekurt, ndër të tjera kurrë nuk harron të ecë krah për krah me modën. Një aspekt që siç është shprehur vetë ajo, kur i është dashur të flasë mbi këtë temë, tregon shumë për personalitetin e idividit dhe mbi të gjitha të bën të ndjehesh mirë me veten.
Nëse do të hedhim një sy në daljet televizive të Grida Dumës këtë javë, po ashtu dhe në postimet e rrjeteve sociale do të vërejmë një “British vibe”, ku kanë dominuar kuadratet. Detaje që nuk janë me të thjesht se duken bukur, por siç vihet re gjithmonë ish- politikania është shumë e kujdesshme në veshjet që zgjedh, në mënyrë që të jetë “matchy” edhe me ambientin ku gjendet.