Lediona dhe Ervini janë përplasur ashpër ditën e sotme, pasi gazetarja e akuzoi se ai ka gënjyer në një moment të lojës që po bënin jashtë.
Debati!
Ervin: Një sekondë, po dëgjo o njeri se ke probleme me bashkëbisedimin, dole tre herë dhe nuk të tha njeri gjë
Lediona: S’dua të dëgjoj.
Ervin: Unë dola padashje se nuk e kisha mendjen, dhe tha Juli dole dhe fituat se nuk kishit shans, mbaroi filmi kaq.
Egla: Iii pse ma ke lëpirë gjalpin.
Ervin: Aaa të keqen lalka. Vetëm gënjeshtrën që s’e kam unë që thotë kjo, edhe ke kujdes kur akuzon njerëzit,
Lediona: Ti për çfarë më akuzon mua?
Ervin: S’po të akuzon njeri se dole tre herë.
Lediona: Ti gënjeve.
Ervin: Të të vijë turp, mos më fol më fare. Iç fare, mos ta shof më surratin. Të të vijë turp që i rëndon njerëzit, rob i keq. Aq inat i vjen sa nuk di ç’flet. Mbylle gojën mos bëj derr-derr-derr kot se flet shume. O llafazane. Mbylle gojën se vetëm ti dëgjohesh llap-llap-llap. As nuk po të bie në qafe.
Lediana: Mbylle gojën nuk më thua dot as ti, e askush tjetër këtu.
Ervini: Mua mashtrues mos më thuaj. Mbylle gojën.
Lediona: Seriozisht e ke mo?
Ervini: Seriozisht mbylle gojën. Mos më bjer në qafë kot. Me mua mbylle gojën. Kaq vazhdo jetën tënde.
Lediona: Mua mos më thuaj mbylle gojën.
Ervini: Nuk të njoh fare, ec… Merrem me atë kot pa lidhje. I lëshon fjalët pa menduar. Më tregon sinqeritetin ajo mua.
Lediona: Sinqeritetin e tregoj për vete unë nuk e tregoj për ty.
Ervini: Ik o Lediona. Na lër rehat.