Dita e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip 3 ka ardhur më shumë gëzim, pasi banorët kanë festuar ditëlindjen e Gazit dhe madje Vëllai i Madh ka dërguar një kitarë në shtëpi, në mënyrë që të gjithë të këndonin dhe të festonin.
Teksa kanë qenë të ulur në oborrin e shtëpisë, disa nga banorët kanë nisur të këndojnë, kryesisht Vesa dhe Romeo ndërkohë që Ervini luante në kitarë.
Romeo, Sara, Rike, Graciano kanë qenë disa nga banorët që nuk kanë mundur të mbajnë lotët. Më pas ata kanë nisur të përqafohen me njëri-tjetrin.