Sherr në shtëpinë e BBV3, Jul Deda bllokon tualetin, Romeo i revoltuar: Ne ju dhamë bukë dhe ju…

Sfida me litarë ose loja e rezistencës, e vendosur së fundmi nga Vëllai i Madh, ka sjellë jo pak debate mes banorëve.

Mbrëmjen e djeshme ishte Meri me Sarën që bënë një debat të fortë, ku gati nuk përfundoi në konfrontim fizik. Pas agravimit të këtij debati, grupi që udhëhiqej nga Ilnisa u dorëzua.

Sot të parët që kanë nisur lojën, ka qenë grupi i Julit, i cili i kërkoi banorëve të rezitojnë që të fitojnë kundër Romeos. Grupi i Julit bllokuan banjën që grupi i Romeos të mos hynte dhe kjo ka sjellë debate.

“Deri në darkë ne erdhëm dhe ju dhamë bukë dhe ju bllokoni banjën”, ndërsa Olsi Bylyku i cili është nga grupi i tjetër iu përgjigj “shtyjeni sa të doni ne këtu na keni”.