Aksidentohet furgoni me punëtorë në Manastir, vdes shoferi 24-vjeçar, 20 të plagosur

Aksident i rëndë në rrugën Manastir-Demir Hisar. Një person ka humbur jetën, ndërsa 20 të tjerë janë lënduar në përplasjen midis një makine dhe një furgoni i cili po transportonte punëtorë. Aksidenti ndodhi në dalje të Manastirit, rrugës për në Demir Hisar.

Në vendin e ngjarjes, humbi jetën drejtuesi i mjetit, një 24-vjeçar. Njësitet zjarrfikëse nga Manastiri ndihmuan në nxjerrjen e viktimës dhe personave të lënduar. Nga spitali i Manastirit thonë se kanë pranuar 20 pacientë, dhe asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Ekspertiza në vendin ku ndodhi aksidenti i rëndë, ende