Tringëllimat, fishkëllimat apo kumbimi në vesh shkaktohen nga një sëmundje e njohur si Tinitus.
Kjo sëmundje prek rreth 10 për qind të popullsisë në botë. Zhurma krijohet në vesh dhe në kokë, por dëgjohet vetëm nga personi i prekur.
Ekspozimi ndaj zhurmës është i vazhdueshëm dhe shkakton ankth, nervozizëm, probleme serioze me gjumin, madje edhe depresion të thellë.
Shumë pacientë e kanë të vështirë të përqendrohen nga zhurma thumbuese konstante.
Shkaktarët e Tinitusit ose Tinitit
Mjekët janë ende të paqartë mbi shkaktarët e saktë të tinitusit.
Megjithatë, ata kanë identifikuar ekspozimin e tepërt ndaj zhurmave si një prej shkaktarëve më të zakonshëm të sëmundjes.
Sipas tyre, ekspozimi ndaj zhurmave të vazhdueshme gjatë punës, dëgjimi i muzikës me volum të lartë e të tjera si këto janë të rrezikshme për dëgjimin dhe shëndetin e veshëve.
Shkaktarët më pak të njohur të rinitit
Dylli i veshëve
Akumulimi i dyllit në veshë është një shkaktar i mundshëm i zhurmës në vesh.
Për të zgjidhur këtë problem duhet të shkoni tek mjeku specialist i cili mund të pastrojë siç duhet veshin nga dylli i akumuluar.
Përdorimi i medikamenteve
Dozat e larta të aspirinës, disa antibiotikë dhe ilaçet kundër depresionit mund të shkaktojnë zhurmën në vesh.
Ekspertët thonë se edhe kemioterapia mund të ndikojë negativisht në dëgjim.
Nëse vuani nga zhurmat në vesh, konsultohuni me një mjek për të përcaktuar nëse medikamentet janë fajtorë për këtë situatë.
Problemet me dhëmbët
Tringëllima e veshit mund të ketë lidhje edhe me ndonjë problem të mundshëm me dhëmbët ose nofullën.
Nëse tingëllima është shfaqur pas një ndërhyrjeje dentare, atëherë duhet të konsultoheni edhe njëherë me dentistin.
Lëndimet në kokë
Nëse tingëllima e veshit shfaqet pas një aksidenti me makinë, ose lëndimi të kokës, atëherë ajo mund të jetë simptomë e ndonjë problemi me nofullën, kokën ose qafën.
Sëmundjet e ndryshme
Zhurma në vesh është ndonjëherë simptomë e ndonjë problemi mjekësor.
Akumulimi jo normal i lëngjeve në veshin e mesit shkakton tingëllimë në vesh.
Hipertensioni dhe diabeti janë identifikuar gjithashtu si shkaktarë të mundshëm të tinitit.