Ledina Çelos i ndodh e papritura, këngëtarja përfundon në spital me këmbën e thyer

Ledina Çelo është padiskutim një nga emrat më të njohur në skenën muzikore shqiptare. Pavarësisht se është shkëputur nga bota e muzikës, ajo vazhdon të jetë një figurë shumë e ndjekur dhe e dashur nga publiku shqiptar në rrjetet e saj sociale.

Këngëtarja e njohur ndan me ndjekësit herë pas herë copëza nga përditshmëria e saj dhe së fundmi, Ledina ka publikuar një foto nga spitali.

Përmes një postimi të bërë në Instastory, këngëtarja shihet në spital me një këmbë të vendosur në allçi.

“Ndodh edhe kështu”, ka shkruar këngëtarja bashkangjitur videos së publikuar, koment të cilin e ka shoqëruar me ikonën e fytyrës së mërzitur.

Ledina nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për shëndetin e saj por shpresojmë të mos jetë diçka serioze.