Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Bardhi, ka vendosur mbrëmë që të rrëfejë përjetimet gjatë luftës në vitin 2001.
Bardhi një shqiptar i Maqedonisë, tregon se si u strehuan në shtëpinë e dajave në fshatin Sllupçan, ku qëndruan për një muaj në një bodrum me 30 persona, ndërkohë që hidheshin granta. Ai ishte i shtrirë në krevat me Sarën, ku nisi të tregonte historinë në fjalë.
“Fshati ku ka filluar lufta në Maqedoni te zona jonë në 2 maj në 2001, ne shkuam në 1 maj tek dajat dhe pas dy ditësh ka filluar lufta në fshatin Sllupçan. Ai fshat ka luftuar shumë dhe ka shumë dëshmorë. Ne kemi ndenjur aty diku një muaj, në një bodrum 30 veta. U granatua shtëpia kur ne ishim duke ndenjur dhe na shpëtoi Zoti. Në atë kohë, nëna për të mos u trembur ne më ka mësuar poezi, shkrim, lexim dhe 24 poezi për një muaj. Vazhduam si refugjatë në Kosovë, në Preshevë, gjatë gjithë luftës. Kur i kujtoj momentet e luftës, i kam të gjitha në tru dhe i kam si foto.
Helikopterët kur kalonin, isha 3 vjeç e gjysmë. U lëshua një lajm në radio që lajmëroi vdekjen e nënës sime me dy fëmijët, mua dhe motrën. Aty vdiq një grua me të njëjtën emër që ka pasur dy fëmijë tek ai fshat. Familja u çmend, nuk ka pasur telefona atëherë. Më pas ata folën me babin. Babi nuk ka qenë aty dhe derisa e kanë kuptuar lajmin, nuk kanë bërë asnjë gjë sepse nuk e kishin të sigurt, sepse kishte vetëm emrin, jo mbiemrin”, tregon Bardhi.