Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku 32-vjeçarja Suela Saliaj u ekzekuua me armë zjarri nga bashkëshorti i saj Renato Muhaj, të dy me origjinë shqiptare.
Policia amerikane bën me dije se u njoftua rreth orës 2:44 të mëngjesit të së hënës, në lidhje me një rast dhune në familje në Clearwater.
Pasi shkuan në Oakbrook Village në bllokun 2200 të Nursery Road, efektivët konstatuan se shqiptari Renato Muhaj kishte goditur të dy prindërit e tij duke i lënë të plagosur në banesë.
Ai u kishte marrë atyre dhe telefonat celularë në mënyrë që të mos njoftonin autoritetet. Të dy prindërit u transportuan për t’u trajtuar në spitalin Morton Plant pas incidentit.
Policia u vendos në ndjekje të 34-vjeçarit dhe përmes një gjobe parkimi gjeti adresën e banesës së tij në Largo.
Kur kanë hyrë në banesë, oficerët kanë gjetur të vdekur bashkëshorten Saliaj, e cila ishte ekzekutuar me armë zjarri.
Në banesë nuk u gjet bashkëshorti as vajza e tyre 8-vjeçare.
Përmes qelizave të telefonit efektivët kanë lokolizuar vendodhjen e 34-vjeçarit.
Rreth orës 8:30 të mëngjesit, Renato Muhaj u zbulua se ndodhej mes rrugës Belleair dhe St. Paul’s Drive në Clearëater.
Policia shkoi në vendngjarje ku bëri të mundur arrestimin dhe shpëtimin e vajzës së mitur.
Motivet e krimit të rëndë nuk dihen ende, kjo pasi autoritetet kanë qenë tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve për mediat.
Suela jetonte prej disa vitesh në SHBA, vend ku jetonin dhe familjarët e saj, prindërit dhe vëllai.
Ajo kishte një eksperiencë më shumë se 5-vjeçare në sistemin bankar, në shërbimin e klientit.