Ilnisa dhe Meritoni kanë pësuar një krizë dhe shkak duket se është bërë afërsia e Rikes me moderatorin.
Prej ditësh Ilnisa ka bërë skena xhelozie për këtë raport por mbrëmë duket se nuk ka mbajtur më dhe ka paralajmëruar keq Meritonin.
Gazetarja ka shpërthyer në lot pas disa diskutimeve me Meritonin në krevat, ndërsa dëgjohet t’i thotë “unë për ty fillova të kisha një lloj pëlqimi që tani nuk e kam më”.
“Është shumë e vështirë të hysh në zemrën time, por po dole del fishek. Kaq! Nuk ka nevojë të bësh këto gjeste, i pashë dje”, i thotë Ilnisa, Meritonit.
Gjithashtu Ilnisa i thotë Meritonit se “se për aq kohë sa kanë qëndruar bashkë ajo ka qenë e varetë dhe ka kaluar mirë”, ndërsa më herët gjatë debateve ajo u shpreh: “Shko puthe gjithë ditën, unë nuk të kam as burrë as të dashur”.