“Nuk do jemi më të njëjtët”- Familjarët e Suela Saliajt që u vra nga ish-bashkëshorti: Na fal që nuk të shpëtuam dot në kohë, e kemi të pamundur të…

Familjarët e Suela Saliajt, 32-vjeçares që u vra nga ish-bashkëshorti në SHBA, kanë bërë një reagim në rrjetin social Facebook, ku shprehin falënderime për mesazhet e ngushëllimit, ndërsa thonë se ende nuk e besojnë ngjarjen e rëndë.

Mikena Hodaj, një nga familjaret e 32-vjeçares ka ndarë një link të GoFundme, përmes së cilit thotë se duan që çdo gjë qe ajo ka dëshiruar apo ka pasur ne planet e saj, ta realizojnë me Alessian, vajzën e saj.

“Na fal që nuk të shpëtuam dot në kohë”, shkruan ndër të tjera ajo.

Postimi:

Faleminderit te gjithe per mesazhet dhe mbeshtetjen tuaj. Familja jone eshte ne zi dhe e kemi te pamundur te pranojme apo besojme lajmin per ikjen e papritur te Sueles. Na mungon shume. Nuk do arrijme dot te jemi te njejtet njerez pa Suelen.

Alessia eshte me njerzit e saj me te dashur dhe po perpiqemi ti japim ndihmen e duhur dhe te vazhdueshme per te cilen ajo ka nevoje. Suela ishte nje vajze shembull dhe e dashur per te gjithe ato qe e kane njohur. Endrrat dhe planet e saja ishin te medha por fatkeqesisht u prene ne mes. Duam qe cdo gje qe ajo ka deshiruar apo ka pasur ne planet e saj, ta realizojme me Alessian.

Suela je gjithmone ne zemrat tona. Asnje nuk meriton fatin tend. Ti ishe nje vajze kinge dhe e pavarur. Cdo sfide ne rrugen tende e ke fituar me sukses. Sa shume njerez te duan e shkruajne per ty! Na fal qe nuk te shpetuam dot ne kohe. Je shpirti jone! Te duam pergjithmone! Shpirti jot u prehte ne paqe!