Pas debatave dhe keqkuptimeve, Meritoni i jep puthjen e parë në buzë Ilnisës

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli janë kthyer në dyshën më të komentuar të këtij edicioni të “Big Brother VIP”.

Pas debateve të zhvilluara mes banoreve gjatë Prime-t të mbrëmshëm Ilnisa përjetoi një gjendje jo të mirë, dhe nisi të qajë në krahët e Meritonit, duke e fajësuar atë për veprimet e tij ndaj Rikes.

Teksa ishte e shtrirë në krevat duke qarë, Meritoni i dha një puthje në buzë për ta qetësuar dhe duke e çuar kështu marrëdhënien e tyre në një stad tjetër.