Nga Korça në Dallas! Ermista Grabocka emigroi në Shtetet e Bashkuara bashkë me familjen në vitin 1997, kur ishte vetëm 13 vjeçe. Pavarësisht peripecive, ajo tregon për “Opinion” se dy prindërit e saj ia dolën të bënin një punë krejt ndryshe nga profesioni në Shqipëri, e madje të kenë shumë sukses.
Sot, Ermista është e martuar me një amerikan dhe gëzon dy fëmijë. Ajo thotë se ka 13 vite që nuk ka ardhur në vendlindje për shkak të angazhimeve.
-Kam lëvizur këtu që në vitin ’97, gjatë tranzicionit në Shqipëri dhe kam qenë në Dallas gjithmonë. 27 vjet!
Po në Korçë me se merrej familja?
-Babai im është mjek, mamaja inxhiniere. Lëvizën në Amerikë komplet ndryshe për ta, i falenderoj për kurajon që patën, shumë ndryshim për ta. Unë isha e vogël, 13 vjeç në atë kohë.
Babai dhe nëna, me çfarë filluan të angazhohen në Amerikë?
-Puna e parë ka qenë në supermarket, e nisëm nga fillimi. Ishte e vështirë, tani kanë restorantet e tyre, në Teksas dominojnë shqiptarët me restorante.
Vjen shpesh në Shqipëri?
-Blendi, hera e fundit që isha në Shqipëri ishte në 2011-ën.
(Shtanget Blendi Fevziu)
-E di, e di… (Qesh)
Më duket se do pësosh të njëjtin shok që pësove kur shkove nga Korça në Teksas kur të kthehesh tani. Pse kaq mungesë e gjatë?
-Filloi që kur u martova, kisha punët. Pastaj erdhën fëmijët.
-Nuk të lika burri më duket…/tvklan.al